Lilic: Srebrenica nuk është një fotografi e postuar, është shumë më shumë

0
353

Në 25 vjetorin e gjenocidit më të madh që ka ndodhur në Evropë që pas Luftës së II Botërore, të gjithë po përkujtojnë viktimat e saj, Srebrenicës.
Një fotografi që po mbush me lot të gjithë është kjo, e vajzës Nejra Lilic.
Ajo me veshjen e saj prej absolventeje shkoi të varret në Potocari.
“Në kujtim të pjesëtarëve të familjes sime, të zhdukur, viktima, të djegur, babai im, gjyshi, axha, të afërmit dhe shumë të tjerëve. Srebrenica nuk është një lule e bardhë, nuk është vetëm sa për një foto profile në rrjete sociale, apo një shpërndarje në internet. Srebrenica është shumë më shumë; duhet të jetë shumë më shumë”, ka thënë ajo.
Në Srebrenicë të Bosnjë e Hercegovincës, në vitin 1995 ndodhi vrasje masive e planifikuar në një numër të madh burrash dhe te rinjsh boshnjakë nga mosha 12 deri në 77 vjeç.
Masakra mban firmën e ushtrisë shtetërore serbe, nën komandën e gjeneralit famëkeq Ratko Mlladiç, përfshirë paraushtarakët “Skorpions”, të cilët ishin nën kontrollin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
Aty u vranë 8372 persona./oxygenpress.info