Ligji për punësimin dhe rehabilitimin e personave me nevoja të veçanta nuk po zbatohet plotësisht

0
67

Në vazhdën e takimeve të sotme, Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Driton Selmanaj, ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës së personave me hendikep dhe nevoja të veçanta, z. Agim Vatovci, me të cilin diskutoi rreth sfidave ditore me të cilat përballen kjo pjesë e shoqërisë.

Zëvendëskryeministri Selmanaj u njoftua nga afër me problemet në të cilat hasin personat me hendikep dhe aftësi të veçanta, si pasojë e ngecjeve dhe moszbatimit në plotëni të Ligjit për punësimin dhe rehabilitimin e personave me nevoja të veçanta.

Zëvendëskryeministri Selmanaj, potencoi rëndësinë e zbatueshmërisë së këtij ligji, duke vënë në theks angazhimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës në fuqizimin dhe zbatimin e plotë të të gjitha ligjeve në fuqi.