Ligji i Karma-s, pse ajo që bën të kthehet gjithmonë mbrapsht?

0
417

Në një ditë marrim shumë vendime që ndikojnë në ekzistencën tonë. Mendoni për numrin e zgjedhjeve që bëjmë në një jetë dhe si mund ta ndryshojnë të ardhmen tonë. Ky është pikërisht parimi i Karmas, një filozofi indiane që flet për rëndësinë e fryteve të veprimeve tona dhe si e përcaktojnë në mënyrë të pandërgjegjshme të ardhmen tonë.

Mirësia është një armë e fuqishme: është e aftë të ndryshojë historinë dhe të bëjë revolucione të heshtura, vetëm falë një gjesti të vogël. Zgjidhni të jeni të sjellshëm dhe karma juaj do t’ju falënderojë: çdo ditë kemi shumë mundësi për të treguar veten pozitivë dhe proaktiv ndaj të tjerëve. Nëse secili prej nesh do të ishte i përkushtuar për të qenë versioni ynë më i mirë, do të ishim në gjendje ta transformonim botën sa hap e mbyll sytë.

Nuk duhet të jemi të paduruar, karma nuk ka një orë. Vjen kur duhet. Ideja për të bërë mirë që ta merrni menjëherë është e gabuar, mënyra jote e jetesës e bazuar në dashamirësinë dhe të qënit njerëz të mirë duhet të jetë spontane dhe jo një shkurtesë për të shpresuar për një të ardhme më të mirë. Dhe pastaj, kur më pak e prisni, do të vijë.

Karma punon në mënyrë qarkore: një vijë e vazhdueshme midis të kaluarës dhe së ardhmes, midis asaj që bëni dhe asaj që do të merrni. “Rrotullimi” i kësaj filozofie është pikërisht lidhja simbolike dhe e pazgjidhshme që kemi me fatin tonë, që është formuar dhe transformuar pikërisht falë asaj që jemi dhe asaj që kemi bërë.

Sa më shumë që jepni, aq më shumë do të merrni. Kjo nuk është një formulë matematikore por është e njohur: duke e vënë veten në dispozicion për të tjerët, kjo menjëherë na bën më të vlerësuar dhe personi që ju keni ndihmuar, me siguri do të jetë më i prirur t’ju japë një dorë në një moment vështirësie. Veprat e mira janë të mira për shpirtin dhe zemrën, bëni të paktën një në ditë dhe karma juaj do t’ju falenderojë.

Të jetuarit në mënyrë pasive e përditshmërisë sonë, duke u ndjerë viktima të rrjedhës së ngjarjeve pa bërë asgjë për t’i ndryshuar ato, është e gabuar dhe kundërproduktive. Ne duhet të kuptojmë se ne jemi krijues të fatit tonë dhe prandaj çfarë zgjedhim të bëjmë çdo ditë do të pasqyrohet në të ardhmen tonë. Bëni mirë jo vetëm që të merrni mirë, por për të përjetuar ndjenjën e mrekullueshme të të qenit të dobishëm për dikë që e doni.