Lidhur me paralajmërimin për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme

0
69

Nga Ramadan Qehaja

Në opinion u shfaqen shumë qëndrime kontradiktore për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë.
Kujtoj që një vendim i tillë në momentin aktual të rrezikut nga Covid-19 është i panevojshëm dhe nuk përbën formën me të cilën do të ndalohej shpërndarja e virusit.
Gjendja e jashtëzakonshme shpallet vetëm atëherë kur ka rrezik imanent nga faktorët e brendshëm dhe të jashtëm ku të gjitha format tjera do të shterreshin dhe rrjedhimisht do të lypsej mobilizimi maksimal fizik i të gjitha resurseve në dispozicion,ku ushtria ka rëndom rol prijës.Rrjedhimisht kam konstatuar dhe vijoj së konstatuari se argumentet për vendosjen e rendit publik (lexo: diciplinimin e popullatës) nëpërmjet hyrjes në fuqi të gjendjes së jashtëzakonshme nuk qëndrojnë.Në vend të saj, Qeveria duhet të mendoj për forma strikte te vendosjes se masave duke ngritur nivelin e inspektimeve e sanksionimeve, gjithmonë duke llogaritur në mbështetjen shtesë të strukturave të rendit,krahas formave tjera vetëdijësuese.