Liburni e Prishtina01 në finale të turneut “Adem Jashari”

0
51
????????????????????????????????????

Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet ka filluar edicioni i 11-të i turneut përkujtimor në nderim të komandantit legjendar Adem Jashari, që mbahet në kuadër të manifestimeve Jetojmë me Lavdinë Tuaj nën organizim të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Katër ekipe po e nderojnë turneun “Adem Jashari”, Liburini si kampion i Kosovës, Prishtina 01 si fituese e Kupës së Kosovës dhe Shkupi e Ulqini. Pjesëmarrësit i ka përshëndetur zv. ministri për Kulturë, Rini dhe Sport z. Ismet Beqiri, i cili po shoqërohej nga drejtori i DSK-së z. Iber Alaj. Zv. Ministri Beqiri tha se ky turne është me domethënie të madhe edhe për faktin se këto ekipe nga Shkupi Ulqini e Kosova janë bashkuar në një ditë të lavdishme kushtuar heroit kombëtar Adem Jashari.

Turneu nisi me dy ndeshjet gjysmëfinale ku në ndeshjen e parë u ballafaqua, Liburni- Shkupi, ndërsa në të dytën Prishtina01-Ulqini. Në ndeshjen e parë Liburni-Shkupi u zhvillua një lojë e fortë e cilësore, ku mysafirët të parë kaluan në epërsi qysh në minutën e 12-të përmes Leveskit. Për të barazuar shifrat u kujdes Ramadan Alaj në minutën e 13-të. Por shkupjanët nuk u dorëzuan fare dhe në minutën 14 shënoi Alili, ndërsa në minutën e 20-të Leveski shton epërsinë e shkupjanëve në 3:1 dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë. Edhe pjesa e dytë nisi furishëm, ndërkaq futbollistët Liburnit zvogëlojnë epërsinë në 2:3 përmes Mejzinit i cili shënoi në minutën e 32-të. Vetëm dy minuta deri në përfundim të ndeshjes Shkupi kishte epërsi, por në minutën e 39-të Malush Qerimi, barazoi rezultatin në 3:3. I njëjti futbollist arriti të shënoi dy herë në minutën e 40-të për rezultatin 5:3 për Liburnin, i cili u bë finalisti i parë i turneut.

Në ndeshjen e dytë Prishtina 01, ka mbizotëruar plotësisht ndaj Ulqinit. Serinë e golave e ka hapur Endrit Hajdini që shënoi dy herë në minutën e 3 e 15-të. Ulqinakët barazuan nga penalltia në minutën e 13 përmes Allajt. Ndërsa në vazhdim shënuan Kelmendi në minutën 13-të, Kameri në të 14-tën, Hashani në atë 17-të dhe Kaçanolli në minutën e 20-të dhe me rezultat 6:1 u mbyll pjesa e parë e ndeshjes. Duke parë se Ulqini nuk ishte rival i barabartë, prishtinasit në pjesë e dytë luajtën sa për ta mbyllur ndeshjen. Nesër për vend të tretë nga ora 18.00 takohen Shkupi-Ulqini, ndërsa në finale në orën 20:00, Liburni-Prishtina 01.

Ndeshja e parë

Liburni- Shkupi 5:3 (1:3)
Pallati i Rinisë dhe Sportit Prishtinë.
Shikues: disa dhjetëra
Gjyqtarë: Besart Beqiri, Ardian Rushiti dhe Bujar Haziri.
Shënues: Alaj (13), Mejzini(32), Qerimi(39, 40, 40) për Liburnin – Leveski(12 e 20), Alili(14) për Shkupin.
Liburni: Prençi, Ramadani, Alaj, Selimi, Selmanaj, Mwjzini, Alibegu, Gashi, Dobroshi, Humaj, Kryeziu, Qerimi, Maxhjarraj, Krasniqi, Thaçi e Kasapi.
Shkupi: Jakupi, Seferi, Agushi, Shabani, Alili, Sylejmani, Ceka, Leveski, Fazli, B. Jakupi, Gligorov, Petroviç, Berisha, Mehmeti.

Ndeshja e dytë

Prishtina 01- Ulqini 6:1 (6:1)
Pallati i Rinisë dhe Sportit – Prishtinë.
Shikues: disa dhjetëra
Gjyqtarë: Ekrem Franca, Milot Rexhepi e Labinot Fejza.
Shënues: Hajdini(3, 15, ), Kelmendi(13),Kameri(14), Hashani(17), Kaçanolli(20) për Prishtinën01 – e Allaj(13 pn) për Ulqinin.
Prishtina 01:Cordosa da Silva, Hyseni, Qorri, Gjinovci, Ramdai, Kameri, Kelmendi, Muharremi Kaqanolli, Rusinovci, Hashani, Krasniqi, Hajdini, Neziri e Mjeku.
Ulqini:Çobi, Allaj, Hoxha, Kaleziq, , Rilli, Sinani, Krumiç, Gurzakoviç, Rashçiç e Sella

Liburni e Prishtina01 në finale të turneut “Adem Jashari”