Leukemia shërohet edhe në Kosovë, italianët po përkujdesen për fëmijët tanë, institucionet JO

0
731

“Cure 2 Children” është organizatë me bazë në Firenze të Italisë e cila që 10 vjet ndihmon vazhdimisht fëmijët e prekur me leukemi.

Koordinatorja e kësaj organizate në Kosovë, Leonora Leka Bajraktari shpjegon se si në vitin 2007 sollën kimioterapianë e parë, renovuan repartin, festojnë ditëlindjet e fëmijëve, ndihmojnë 13 familje me asistencë sociale në mënyrë që t’ua lehtësojnë shpenzimet gjatë trajtimit të fëmijës me kimioterapia.

Vitin e kaluar kanë blerë makinën për t’i bartur fëmijët dhe prindërit nga reparti deri në stacion.

Bëhet fjalë për Repartin e Hemato-onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.

Bajraktari shpjegon sfidat që kanë dhe si askush nga institucionet nuk i ndihmon asgjë.

Ajo thotë se ka mjekë të mirë në këtë repart dhe tashmë leukemi trajtohet dhe shërohet edhe në Kosovë.

Tashmë në repart janë të vendosur edhe organizata dhe aty janë angazhuar edhe vet fëmijët e shëruar nga leukemia.

Bajraktari thotë se këtë punë e filloi që kur e kishte fëmijën e saj me leukemi.

“Shumë e vështirë ka qenë me i bind prindërit me i trajtu fëmijët e tyre në Kosovë. Ende nuk janë të njoftuar që mund të shërohen në Kosovë. E kam rolin e këshilltares që të ua shpjegoj se mund të shërohen në Kosovë dhe të ju ndihmojë me çështjet e ushqimit, sjelljeve e të ngjashme”, tha ajo në emisionin Oxygen.

Duke ftuar të gjithë prindërit që shohin simptoma te fëmijët e tyre që t’i dërgojnë për analiza dhe t’i trajtojnë, Bajraktari thotë se ka rrezik që italianët nuk u ndihmojnë edhe gjatë.

“Ata kur vijnë në Kosovë, shohin vetura të mira, ndërtesa, hotele e çka jo tjetër, kanë paralajmëruar që do ndalojnë me ndihmën që japin”, thotë ajo.

Bajraktari ka shpjeguar se si institucionet nuk po ndihmojnë me asgjë këtë kategori.

“Analizat bëhen pa pagesë. Shërohen në Kosovë. Kur është lloji më i vështirë i leukemisë, ata duhet dërguar jashtë vendit. Për fat të keq kanë bërë bashkëpunimin me Turqinë. Atje paguajnë 150 mijë euro për një fëmijë. Italiznët në mënyrë vullnetare kërkojnë që të hapet një Klinikë në Kosovë, që të vijnë me ba operimin. Mjeshtri Lawrence Faulkner thotë se operimi për palcën kurrizore bëhet vetëm 10 mijë, doktorët e bëjnë operimin pa pagesë”, thotë Bajraktari.

Ajo thotë se dikujt po i konvenon bashkëpunimi me Turqinë, ndërkohë fëmijët tanë mund të shërohen në Kosovë, me ekspertë edhe më të mirë, ngase italianët janë të njohur për këtë.

“Dëshira ime është që të realizohen dy gjëra; transplanti i palcës kurrizore të bëhet në Kosovë, ngase nuk bëhet askund në rajon. Me secilin ministër të Shëndetësisë në Kosovë janë takuar, përveç të fundit për shkak të kohës. Që 11 vjet ata ndihmojnë. Më kanë marr si këshilltare është ngase kam pasur rastin me fëmiun tim. Është vështirë me i bind nënat që të shërojnë fëmijët në Kosovë. Në repart janë fëmijët që i kanë kushtet jo të mira ekonomike, sepse ata që kanë para, viza e të ngjashme nisen drejt jashtë vendit”, thotë ajo.

Këtë vit organizata ka marr edhe një banesë më qira, ku prindërit me fëmijët e tyre të prekur me leukemi mund të qëndrojnë me të gjitha shpenzimet e mbuluara e që të mos udhëtojnë, kur kanë disa terapi dhe banojnë larg Prishtinës.

Organizata në vitin 2017 kanë dërguar 10 fëmijë në Itali për shëtitje, dhe këtë vit sërish do i dërgojnë 10 të tjerë.

Orgazniata ka nëvojë për mbështetej financiare që nuk merr nga askush në Kosovë, as nga institucionet e as nga ndonjë kompani.

*Leukemia akute është nje lloj kanceri më i zakonshëm që vihet re në moshën e fëmijërisë. Vihet re se shkaktohet nga përhapja e pakontrolluar e qelizave anormale në palcën e kockave që përbëjnë strukturën e qelizave të gjakut.

Për arsye të parandalimit në formimin e qelizave të gjakut, mund të shkaktojë zbehje, dobësi dhe lodhje. Për arsye të përhapjes se qelizave te pakontrolluara, krijohet fryerje në nyjet limfatike, në qafë dhe në pjesë të ndryshme të trupit mund të dalin edhe gjëndrra. Meqënese zvogelohen trombocitet e gjakut të cilat ndalojne gjakderdhjen, në trupin e pacientit të semurë mund të vihen re blanë të mavijosura, gjakderdhje në hundë dhe mund të ndodhë gjakderdhje edhe në mishrat e dhëmbëve. Një shenjë tjeter e leukemisë akute mund të jetë edhe temperatura e lartë që nuk i përgjigjet terapisë me antibiotikë.

Trajtimi i parë i leukemise akute është kimioterapia. Në rast se leukemia është me rrezik të lartë ose kur sëmundja përsëritet, është e nevojshme transplatimi i palcës kockore. Për këtë është e domosdoshme përshtatje e donatorëve (dhuruesit). Donatorë më të mundshëm janë vëllezërit. Në rastet kur nuk ekziston mundësia në pershtatshmerië e duhur e vëllait ose motres dhe nëse brenda familjës nuk mund të gjendet donator, është e nevojshme për tu referuar në bankat e donatorëve./OxygenPress.info