Letërnjoftime e pasaporta të reja në Shqipëri

0
78

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj, ka thënë se prioritet i tij është pajisja me letërnjoftime dhe pasaporta të reja për të gjithë qytetarët, të cilëve ato u skadojnë në gjysmën e parë të vitit 2019.

“Qytetarët duhet të informohen për datën e skadimit të dokumenteve, pasi me të lidhet fati i shumë shërbimeve të rëndësishme. Neglizhenca për të kryer detyrimin e pajisjes me dokumentet bazë të identifikimit mund të krijojë probleme për marrjen e shumë shërbimeve të rëndësishme, që nga udhëtimet jashtë vendit, e të tjera”, ka thënë ministri Lleshaj, përcjell albinfo.