Legjenda e futbollit në situatë të vështirë

0
51

Futbollistët, e sidomos ata më të famshmit, njihen si njerëz tepër të pasur por jo gjithmonë mbesin të tillë edhe pas përfundimit të karrierës. Diçka e tillë ka ndodhur edhe me ish-futbollistin legjendar, brazilianin Ronaldinho.

Sipas medieve braziliane, pas përfundimit të karrierës së mrekullueshme, në jetën e futbollistit janë paraqitur një numër problemesh financiare, për çka tani është detyruar të udhëtojë nëpër botë me vëllanë dhe agjentin e tij për të përfituar para duke xhiruar reklama.

Tani është paraqitur edhe një problem, pasi që Ronaldinho së bashku më vëllanë kanë shkelur ligjin për shkak të ndërtimit të një objekti në hapësirën e mbrojtur.

Gjykata solli vendim për të dënuar vëllezërit, por meqë Ronaldinho nuk pagoi dënimin, pasi që në llogari kishte vetëm 6 euro, atij iu konfiskuan asete të vlefshme.

Kështu ish- futbollisti i famshëm mbeti pa automjetin luksoz, pikturat, televizorin dhe gjëra të tjera me vlerë.

Po ashtu, prokuroria e shtetit kërkon të dëshmojë se Ronaldinho në fakt, në një mënyrë fsheh paratë për të mos paguar gjobën dhe se nuk është para falimentimit.

Nga miliona të shumtë në vetëm 6 euro në xhirollogari, e rëndë për një sportist të nivelit të Ronaldinhos./oxygenpress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu