Legjenda e futbollit italian flet për rimëkëmbjen e Milanit

0
125

Kapiteni legjendar i Milanit, Paolo Maldini, është i kënaqur me atë që është duke bërë skuadra në javët e fundit.

Kuqezinjtë të dielën e mposhtën Parman (2:1) dhe pas një kohe të gjatë e shohin veten në zonën që siguron pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

“Kemi luajtur shumë mirë kundër një ekipi që ka vënë në vështirësi të gjithë kundërshtarët me të cilët është përballur deri tani. Po rritemi. Sekreti për të marrë rezultate të mira është të jemi të bashkuar”, ka thënë Maldini.

Ish-mbrojtësi italian është i kënaqur edhe me punën që po e bën trajneri Gennaro Gatusso, me të cilin dikur ishin bashkëlojtarë.

“Ky Milan i ngjan Gattusos, sepse është një trajner që lë shenjë. Ai ka një dëshirë të madhe të mësojë dhe është i hapur për gjithçka, nuk ka vetëm një skemë loje. Unë e Gattuso njihemi prej shumë kohësh, por është e vështirë të nisësh një marrëdhënie në pozicione të ndryshme. Ashtu si skuadra, edhe klubi duhet të jetë i bashkuar”, ka përfunduar Maldini./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu