Legjenda e futbollit befason me parashikimin e tij

Transferimi i Cristiano Ronaldos te Juventusi bëri që shumëkush të mendojë se skuadra italiane është kandidati më serioz për ta fituar Ligën e Kampionë ve. Mirëpo, ka edhe të atillë që mendojnë se Ronaldo nuk mjafton për ta arritur këtë sukses.

“Ronaldo? Cristiano është një ikonë. Padyshim që Juventus është përforcuar fuqishëm, por pak më parë pamë se si u mundën nga Manchester United. Kjo dëshmon se në futbollin modern, nuk fiton gjithmonë ekipi që ka përbërjen më të mirë, por ata që mund të gjejnë më shumë ekuilibër në fushë”, deklaroi Roberto Carlos.

“CR7 përfaqëson shumë, por askush nuk mundet të fitojë i vetëm Champions League. Real Madrid? Fitorja ndaj Plzen 5-0 ishte fantastike për të rikuperuar vetëbesimin në grup. Tani mund të vazhdojnë të punojnë dhe përmirësohen, kështu që skuadra ka shanset të luajë një tjetër finale, për më tepër që luhet këtu në Madrid”, shtoi braziliani legjendar, Roberto Carlos, i cili me Real Madridin ka fituar gjithçka që mund të fitohet në futbollin evropian./Oxygenpress.info