Legjenda e futbollit befason me fjalët për Barcelonën

0
78

Anresa Iniesta pa dyshim është njëri nga mesfushorët më të mirë në historinë e futbollit. Pas shkëlqimit për 16 vjet me radhë (2002-2018) te Barcelona (më herët ka kaluar nëpër të gjitha grup moshat e kësaj skuadre), tani është duke shijuar aventurën te skuadra japoneze Vissel Kobe.

Iniesta  ka folur për “El Mundo Deportivo” për të ardhmen e tij ku ka befasuar duke thënë se nuk e mendon që të jetë trajneri i Barcelonës, por as nuk e përjashton një mundësi të tillë.

“Nuk e di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen time. Nuk mund të them se nuk do të më pëlqente të drejtoja Barcelonën, por nuk mund të them që e kam në mendje për momentin gjithashtu”, është shprehur legjenda e mesfushës spanjolle.

“Por, po është e vërtetë që me kalimin e kohës mundësia për të qenë trajner rritet. Në të ardhmen e shoh veten si trajner, por të shohim rrugën që do të ndjek pasi të pensionohem nga futbolli”, ka shtuar 34-vjeçari Iniesta, i cili për kombëtaren spanjolle është paraqitur në 131 ndeshje dhe ka shënuar 13 gola./OxygenPress.info