“Le të jemi me jo-kriminel, le të jemi me tolerancë në mendim, le të jemi me pranimin e kulturës dhe fesë të së tjetrit”

0
81

Nga Arjeta Spahiu

Njerëzit janë të prirë me u nda në taborre. Luftërat më të përgjakshme gjatë historisë ishin ato në emër të fesë apo ideologjisë, për arësye se lehtë “ndezet” masa.
Edhepse në shekullin 21, mentaliteti i turrmës ende është ekzistues, sepse për cdo gjë duhesh me qenë me dikë.
Nëse duhet me qenë me dikë, atëher le të jemi me jo-kriminel, le të jemi me tolerancë në mendim, le të jemi me pranimin e kulturës dhe fesë të së tjetrit.
Shoh shume miq që postojnë #we love Mohamed ose #we love Gjergj Kastrioti. Plotësisht valide! Secili ka vlerën e vet në ideologji. Por s’do të thotë se njëri e përjashton tjetrin.
Derisa e kuptojmë drejt fenë dhe kombin, nuk do të kemi asnjëher problem. Derisa e kuptojmë drejt lirinë e shprehjes si e drejtë kushtetuese dhe e drejt e mbrojtur nga konventat ndërkombëtare nuk do të kemi asnjëher problem. Problemi lind nga injoranca dhe mentaliteti i turrmës, ku cektësia e mendimit të rreshton me kriminel psikopat.
Bigot e demagog nxisin instiktet bazike ku bëjnë që logjika dhe njohuria të rrijnë në terr e injoranca të prodhoj “diarre mentale” – mendim përcarës në masë, sepse mendimi i ekspertit është barazu me atë të injorantit.
Finesa e të thenit dicka me vlerë në momentin e duhur, të bën mediokër apo të vecant, të cekët apo përmbajtsor. Nëse në jetë nisesh prej premisës se e drejta jote nuk është më e drejtë se e drejta e tjetrit, se liria e mendimit dhe e shprehjes është e garantuar, dhe se e drejta se si lutesh është e drejtë individuale – nuk ke me u mundu me i drejtu “brinat e dashit”.