LDK shkarkon Vjosa Osmanin nga të gjitha pozitat

0
980

Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së, ka votuar pro shkarkimit të Vjosa Osmanit nga të gjitha funksionet në këtë parti, këtë e ka bërë të ditur deputeti i LDK’së, Haxhi Avdyli.

Lideri i LDK’së, Isa Mustafa, me herët kishte hedhur në votim shkarkimin e Vjosa Osmanit dhe zëvendësimit të saj me Avdullah Hotin që tani është kryeministër.

Ai ishte shprehur se si kryetar i LDK’së, është obligim të kujdesem për zbatimin e Statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe rrjedhimisht për zbatimin e vendimeve të organeve të LDK’së.

“Si Kryetar i LDK-së e kam për obligim të kujdesem për zbatimin e Statutit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe rrjedhimisht për zbatimin e vendimeve të organeve të LDK-së. Ju përkujtoj se Statuti i LDK-së në nenin 14, pika 14.2 shprehimisht thotë: ‘Anëtarët e LDK-së nuk mund të jenë në pozita, organe dhe forume të LDK-së, nëse ata publikisht refuzojnë dhe i mohojnë vendimet e organeve dhe forumeve, anëtarë të të cilëve janë’. Organet e LDK-së, sipas Statutit janë: Kuvendi i LDK-së, Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, Kryetari i LDK-së dhe Kryesia e LDK-së; pastaj Forumi i Gruas së LDK-së dhe Forumi Rinor i LDK-së”, thuhet në letrën e Mustafës.

Kjo kërkesë për lirimin e Osmanit nga detyrat në LDK, vjen pas qëndrimeve të kësaj të fundit kundër vendimeve të partisë që ndërlidhen me mocionin për rrëzimin e Kurtit dhe për krijimin e qeverisë me AAK’në, NISMAN’n dhe komunitetet.

Osmani aktualisht është Kryetare e Kuvendit të Kosovës.