Larja e shpeshtë e flokëve mund t’i bëjë më të yndyrshëm se normalisht

0
211

Për shumicën prej jush, larja e flokëve me shampo pothuajse çdo mëngjes (ose çdo natë) është si të lani dhëmbët, të hani mëngjesin apo të vishni këpucët.

Por duket se, në fakt, duke e bërë këtë rregullisht ju po dëmtoni flokët, shumë më shumë nga ç’mmund të mendoni.

Pse mund të jetë duke ju dëmtuar flokët shampoja?

Shampot mund të kenë një efekt “zhveshjeje” në flokët tanë, duke i bërë më të yndyrshëm, më shpejt se zakonisht.

Kur e përdorni shumë shpesh, ju po hiqni barrierën mbrojtëse natyrale të skalpit dhe flokëve tuaj.

Trupi më pas përgjigjet duke u “vetërregulluar” dhe duke riprodhuar gjithë vajrat që mungojnë. Kjo çon në një cikël vicioz, ku sa më shumë pastroni aq më shumë yndyrë prodhoni.

Të gjithë ekspertët e flokëve bien dakord se larja e shpeshtë e flokëve mund t’i bëjë më të yndyrshëm se normalisht.

3 herë në javë është një numër mëse i mjaftueshëm për të larë flokët!

Nëse e bëni këtë rregullisht, do vëreni ndryshime të dukshme.

Edhe prekja e krehja e shpeshtë e flokëve mund të shtojë gjithashtu yndyrën.

Burimi: Woman & Home, Anabel