Largohet nga puna zv/ministrja serbe në Qeverinë e Kosovës, bombardimet e NATO-s i quajti gjenocid ndaj serbëve

0
51

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka liruar nga pozita zv/ministren, Vesna Mikiq.

Mikiq, zv/ministre e Drejtësisë gjatë mbrëmjes së kaluar kishte lëshuar një dekorate të hapur në Facebook, ku cilësoi bombardimet e NATO-s si gjenocid ndaj serbëve.

E për këtë, Haradinaj tha se në Qeverinë dhe institucionet e Kosovës nuk ka vend për individë, pavarësisht etnisë që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlatnike.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Në Qeverinë dhe institucionet e Republikës së Kosovës, nuk kanë vend individët, pavarësisht përkatësisë etnike, që denigrojnë vlerat e përbashkëta euro-atlantike. Aq më tepër kur shteti i Kosovës është krijuar pikërisht në bazë të këtyre vlerave. Deklarata e zëvendësministres në Ministrinë e Drejtësisë, Vesna Mikiq, se bombardimet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb, janë të papranueshme dhe përkojnë me gjuhën e urrejtjes, që sanksionohen me Kushtetutë dhe ligj. Prandaj, sot kam liruar nga detyra zëvendësministren Mikiq.