Largohen nga QKUK-ja dy të lënduarit në Ferizaj, nisen drejt aeroportit për të udhëtuar në Austri

0
77

Dy nga të lënduarit e shpërthimit në bombolës së gazit që ndodhi të martën në Ferizaj, do të dërgohen sot për trajtim mjekësor në Austri.

Ata tashmë kanë lënë Qendren Klinike Universitare të Kosovës për tu nisur drejt aeroportit “Adem Jashari”, njofton Klan Kosova.

Fluturimi me të cilin transportohen pacientët niset në ora 14:45 nga Kosova.

Pamje nga largimit prej QKUK-së ka publikuar njëra nga iniciatoret e mbledhjes së mjeteve për të lënduarit.