Lansohet eventi “Connect The Dots Hackathon” 2020, aplikimet janë hapur

0
32

Për dallim nga edicioni i kaluar që ka qenë i fokusuar vetëm për vajzat në IT, këtë edicion nuk do të ketë limitime në bazë gjinore, por limiti i vetëm do të jetë të jesh pjesë e industrisë së softuerit.

Këtu mund të gjeni linkun për aplikim , dhe më shumë informata.

Tung entuziast te teknologjisë dhe programimit, sot ne mënyrë zyrtare ne CoderGals ne bashkëpunim me Ambasadën Amerikane në Prishtinë po e lansojmë eventin e këtij viti dhe po i hapim aplikimet!!

Tre vite me parë ne në Coder Gals duke parë mangësi ne evenet që për qëllim kanë pasur mësimin e shkathtësive teknike si ne programim ashtu edhe në biznes veçanërisht atyre me karakter garues ne filluam aktivitete të fokusuara në Zhvillim të Software.

Ndër këto vite kemi zhvilluar një komunitet qe përpiqet ta rritë pjesëmarrjen në projekte me burim të hapur, ku te gjithë janë të ftuar për të mësuar, të punojnë e kontribuojnë në zgjidhje të problemeve globale.

Më poshtë mund të lexoni për disa nga storjet e mëparshme te Coder Gals:

Coder Gals – The First Hackathon of Prizren, Kosovo

Debian Conference 2021 in Kosovo

Ndërsa në këtë vit po e organizojmë eventin e radhës ku do te bazohet ne tri tema te caktuara, projektet për Open-Source, Korporata si dhe StartUp. /Telegrafi/