Lajmet e rreme për virusin mund të jenë po aq të rrezikshme sa virusi

0
113

Ne po luftojmë një pandemi. Kërkohet urgjentisht pak vetë-disiplinë në internet.

Më 15 shkurt dejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, e shpalli gjendjen me koronavirus si pandemi, shkruan The Guardian.

Një pjesë e fjalimit të tij ishte ky, “Ne nuk po luftojmë thjeshtë një epidemi, ne jemi duke lufuar një infodemikë. Lajmet e rreme përhapen më shpejt dhe më lehtë se ky virus, dhe janë po aq të rrezikshme”.

Një nga gjërat që e bën këtë epidemi të ndryshme nga paraardhësit është mbizotërimi i mediave sociale në botën e sotme.

Krizat gjenerojnë gjithmonë nivele të pasigurisë të lartë, e cila nga ana tjetër ngjall ankth. Kjo i bën njerëzit të kërkojnë mënyra për të zgjidhur pasigurinë dhe për të zvogëluar ankthin duhet të kërkohet informacione tjera rreth kërcënimit.

Në epokën para-internetit, informacioni u kurua nga rojet e redaksisë dhe burimet zyrtare të qeverisë. Por, tani çdo gjë shkon përmes internetit dhe shumë çka mund të shkaktojë dezinformim. Ka aktorë të këqinj që manipulojnë ato platforma online për përfitime ekonomike. Prandaj, keni kujdes se çfarë lexoni këto ditë .