Lajmet e fundit nga bota për pandeminë Covid-19

0
262

Informohuni më shumë në lidhje me pandeminë Covid-19 në botë.

Kina: Shënohen 27 raste të reja me Covid-19 gjatë ditës së djeshme në Kinë dhe fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.Që nga fillimet e pandemisë e deri më sot janë shënuar 88,206 raste të të infektuarve dhe 4,676 viktima.

Republika Dominikane: Në qytetin verior të Republikës Dominikane, Nagua janë infektuar 44 anëtarë të stafit shëndetësor.Deri më tani, sipas Universitetit Johns Hopkins, në Republikën Dominikane janë 74,295 raste të të infektuarve dhe 1,213 viktima.

SHBA: Në 24 orët e fundit, SHBA-të regjistrojnë 57,540 raste dhe 1,399 viktima.Deri më tani, janë mbi 4,7 milion të infektuar.

Japoni: Shënohen 1,240 raste të reja me Covid-19 gjatë ditës së djeshme në Japoni.Në total rreth 41,841 të infektuar dhe 1,035 janë të regjistruar deri më tani në këtë vend.

Meksikë: Më shumë se 6,000 raste të reja dhe 857 viktima janë shënuar në ditën e Martë në Meksikë.Minstri i Arsimit, konfirmoi se mësimi për vitin 2020-21 do filloj nga distanca më 24 gusht.