Lajm i mirë për nxënësit e shkollës së fshatit Bare në Mitrovicë

0
146

Hapja e një kanali për vendosjen e gypave të ujërave të zeza, është projekti i radhës që Forca e Sigurisë së Kosovës është duke e realizuar në kuadër të aktiviteteve humanitare që ka.

Sot, pjestarët e Forcës ishin në oborrin e shkollës fillore në fshatit Bare, komuna e Mitrovicës, aty zhvilluan projektin humanitar “Hapja e kanalit për vendosjen e gypave të ujërave të zeza” me gjatësi prej 130 metra. Ky kanal do të eliminojë  mundësinë e vërshimeve të mëtejme, dhe do të mundësoj kushte me të mira për nxënësit e kësaj shkolle.

Gjeneral Brigade Naim Haziri, Komandant i Brigadës së Mbështetjes Operacionale ka vizituar pjesëtarët e Batalionit të Xhenios që po mirren me projektin.

FSK-ja është gjithmonë e gatshme në mbështetje të operacioneve dhe ndihmës për popullatën, pasi që, ky është edhe misioni ynë, të jemi në mbrojtje të popullatës së Kosovës, në çfarëdo situate që është e nevojshme”, ka thënë Haziri.

Forca e Sigurisë së Kosovës me kapacitetet e saj operacionale është duke ndihmuar në  shumë projekte humanitare në Kosovë./OxygenPress.info

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu