Lajm i mirë për krijuesit, performuesit dhe punëtoret profesional të trashëgimisë kulturore

0
147

Nga sot edhe zyrtarisht krijuesit dhe performuesit e kulturës si dhe punonjësit profesional të trashëgimisë kulturore do të gradohen dhe do të marrin pagat e tyre me rritje, siç edhe pati premtuar javë më parë Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Solemnisht, punonjës të institucioneve të kulturës dhe të trashëgimisë kanë nënshkruar kontratat e reja në bazë të rregullores së re e cila parasheh rritjen e pagave për këto kategori.

Përpjekjet tona po materializohen sot me nënshkrimin e kontratave në mes të punonjësve dhe të MKRS-së. Urime për të gjithë krijuesit, performuesit dhe punonjësit e trashëgimisë kulturore për nënshkrimin e kontratave të reja”, ka thënë ministri Kujtim Gashi.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu