Lajm i mirë: Mitrovicasja Fjolla Potoku ka përfunduar me sukses operimin në Amerikë

Fjolla nga Mitrovica e cila kohë më parë ishte diagnostifikuar me kancer dhe për të cilën nevojitej ndihma, është operuar me plot sukses.

Kështu ka njoftuar një familjare e saj.

Postimi i plotë nga anëtari i familjes së Fjollës👇

Të dashur miq, familjarë e kolegë dua tju njoftoj që Fjolla është operuar në Amerikë dhe operacioni ka përfunduar me sukses 😀

Dua të ju falenderoj secilin për mbështetjen shpirtërore e financiare që na e keni dhënë në momentet më të vështira që jemi gjet si familje.
Trajtimi i Fjollës ashtu si operimi po ndodh në Amerikë pasi që ajo u gjend atje kur e zbuloj kancerin dhe si pasoj e pandemisë flururimi i saj drejt Turqis ishte i pa mundur. Por falë Zotit e njerzve të mirë si ju, operacioni u realizua e përfundoi me sukses!
Ju falenderoj shumë në emrin tim dhe të familjes sonë.
Paqit shëndet ju dhe familjet tuaja!