Lajçak: Diskutuam mbi pretendimet financiare dhe pronësore

0
29

Emisari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Laiçak, ka përshëndetur raundin e shtatë të bisedimeve që u zhvilluan sot në Bruksel.

Lajçak në një postim në Twiter bëri të ditur se sot u vazhduan diskutimet mbi pretendimet financiare dhe pronësore.

Ai theksoi se dialogu do të rinis në 2021.

“Mirëprita kryenegociatorët e Beogradit dhe Prishtinës për raundin e 7-të në Bruksel sot. Ne vazhduam diskutimet tona mbi pretendimet financiare dhe pronësore dhe do të rinisim përsëri në 2021”.