Lajçak deklarohet për hartën zyrtare të BE-së: Aty është vija që ndan Kosovën nga Serbia

0
267

Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar lidhur me çështjen e hartës me të cilën ai u paraqit në një intervistë, e në të cilën Kosovën e ‘’kthente’’ në Serbi.

Ai e ka quajtur keqkuptim, të gjithë reagimin i cili u bë për shkak të kësaj harte për të cilën një ditë më parë raportoi Klan Kosova.

“Derisa harta në zyrën time në një imazh të paqartë gjatë intervistës sime ka shkaktuar disa keqkuptime, sot, unë po e ndaj një foto të saj nga afër. Është një hartë zyrtare e BE-së e Ballkanit Perëndimor. Kosova është atje dhe po ashtu vija që ndan Kosovën nga Serbia”, shkruan Lajçak