Laguna e Karavastasë është laguna më e madhe në Shqipëri, ku Pelikani Kaçurrel bën fole

0
333

Laguna e Karavastasë është laguna më e madhe në Shqipëri dhe më e bukura në detin Adriatik.

Sigurisht laguna më e bukur në detin Adriatik, ajo ndodhet rreth një orë larg Fierit me makinë. Laguna ndahet prej detit nga pylli me pisha i Divjakës. Laguna është e përbërë prej një lagune të brendshme dhe një lagune të jashtme më të vogël. Tre kanale e lidhin lagunën me detin Adriatik. Laguna është deklaruar Park Kombëtar dhe është e vetmja venddodhje zyrtare e mbrojtur nga Konventa e Ramsarit.

Laguna e Karavastasë është vendi më perëndimor në Europë ku Pelikani Kaçurrel (Pelikanus Crispus) bën fole, gjithashtu rreth 5% e popullsisë së shpendëve në të gjithë botën jeton në Karavasta dhe shpesh ju mund ti shihni ata duke fluturuar, madje edhe mbi qytetin e Divjakës. Laguna gjithashtu strehon një numër të madh zogjësh uji shtegëtarë. Në total janë numëruar 228 specie zogjsh. Ndërmjet zogjve që jetojnë në lagunë janë: Pelikani Kaçurrel, Çafka e Madhe e Bardhë, Rosa e Egër, Thëllëza, Bajukë, Lauresha, Pata e eger, Shqiponja e madhe, Shqiponja e detit, Dallendyshja e detit, Lejlekë etj. Ajo gjithashtu është një vend jetese për shumë specie në ruajtje si: Pelikani Kaçurrel, Shqiponja e madhe etj.

Janë rreth 29 lloje të ndryshme amfibësh dhe reptilësh (duke përshirë Breshkën e ujit të detit) dhe 25 lloje gjitarësh duke përshirë Vidrën, Nuselalën, Kaprollin dhe Dhelprën e kuqe.

Laguna e Karavastasë është një vend i mirë për një vizitor në kërkim të aventurave, dhe megjithëse nuk ka akoma një infrastrukturë turizmi në zonën e lagunës, ajo ofron mundësi shumë të mira eko-turizmi si dhe mundësi për të parë zogjtë dhe natyrën.

Ju mund të merrni një shofer në Divjakë dhe ti kërkoni atij që tju çojë në Dajlan, vendi ku ndodhet kanali më i madh prej të tre kanaleve që lidhin lagunën me Adriatikun. Është një vend shumë i mirë për tu afruar pranë ujit dhe për ti parë peshkatarët në punë. Gjithashtu ju mund të zbrisni nga autobusi i plazhit të Divjakës tek hyrja e pyllit dhe të ndiqni një prej rrugëve me zhavorr në të majtë (drejt jugut), dhe ato do tju çojnë në një labirint kanalesh të vegjël uji që përbëjnë pjesën veriore të lagunës.

Laguna e Karavastasë ndodhet pranë Plazhit të Divjakës, kështu që ndiqni të njëjtat drejtime për të shkuar aty.