Ky vend synon të ndërtojë tunel lundrues

0
48

Qeveria norvegjeze ka një plan fantastik, kohëve të fundit  për të sjellë lehtësi tek udhëtarët.

Ky vend ka një projekt infrastrukturor prej 40 miliardë dollarë për të bërë rrugën “pa traget”.  Ky plan përfshin ura dhe tunelin e shkëmbinjëve më të thellë dhe më të gjatë në botë.

Tuneli do shpohet nën shtratin e detit dhe do ketë një thellësi prej 392 metrash dhe 27 kilometra i gjatë. Nëse do jetë i suksesshmëm,  Norvegjia mund të fitojë një garë globale kundër vendeve, përfshirë Kinën, Korenë e Jugut dhe Italinë, që po kërkojnë të arrijnë projekte të ngjashme.Administrata e rrugëve publike norvegjeze (NPRA), organi qeveritar përgjegjës për projektin, synon të përfundojë ndërtimin e tunelit deri në vitin 2050.