Ky vend është i braktisur, por bari është i kositur!

0
73

Sot qyteti i përket biznesmenit amerikan Krishnan Suthanthiran, i cili në vitin 2005 e ka blerë tërë qytetin për shtatë milionë dollarë. Që atëherë ka investuar mbi 25 milionë për mirëmbajtje.

Ndonëse Kitsault, qytet në Kanada, është i braktisur që në vitin 1982, sipërfaqet me bar janë të kositura rregullisht atje, ndërsa dritat e rrugës ende punojnë.

Qyteza është afër kufirit me Alaskën, ndërsa është krijuar në vitin 1979 si qytet xehetrësh për molibden – mineral i cili përdoret në shumë legura.

Për vetëm tri vite është okupuar. Ardhacakët, të cilët kanë punuar në minierë kanë ndërtuar mbi 100 shtëpi, qednrën tregtare, bibiliotekën, spitalin, restorante… Por, sapo miniera është mbyllur – punëtorët janë shpërngulur nga Kitsaulti.

Sot qyteti i përket biznesmenit amerikan Krishnan Suthanthiran, i cili në vitin 2005 e ka blerë tërë qytetin për shtatë milionë dollarë. Që atëherë ka investuar mbi 25 milionë për mirëmbajtjen e qytetit, në të cilin planifikon të ripërtërijë xehetarinë e gazit natyror./Metro/OxygenPress.info