Ky president në fotografi gjithmonë jetoi në këso kushte, është shembull për gjithë botën

0
550

Ish- presidenti i Uruguait, Jose Mujica, është një nga shembujt e rrallë të politikanëve që jetoi në përputhje me gjendjen ekonomike në botë. Mujica, në vend të pallateve të mëdha të shtetit, jetoi edhe gjatë mandatit të tij në një shtëpi të rëndomtë fshati. Pjesën më të madhe të pagës e dhuronte për projekte sociale, fluturonte në klasën ekonomike, ndërsa mbante një Volkswagen të vjetër. Ai po ashtu veshte rroba të vjetra.

Ish-luftëtarit gueril nuk i pëlqente kur njerëzit i referohen si “presidenti më i varfër në botë”. Ai ka kaluar shumë vite në politikë dhe e dinte mirë që se do të ishte qesharake të pretendosh se kjo mënyrë e tij e jetesës duhet të vlejë për të gjithë, por do të donte që të tjerët ta ndjekin shembullin e tij.

“Nuk jam presidenti më i varfër. Më i varfër është ai i cili ka nevojë për shumë mjete jetese”, pati deklaruar ai, duke shtuar se plot vite ka qenë i lumtur sikur ta kishte vetëm një dyshek për të fjetur.

“Po të kërkoja këtë nga njerëzit, do të më vrisnin”, ka thënë Mujica për The Guardian, në një intervistë që u zhvillua në shtëpinë me një dhomë, e cila gjendet mes të fushave të krizantemës jashtë Montevideos. Intervistë kjo që u zhvillua në kohën sa ishte president, ku në atë shtëpi jetonte me gruan e tij Lucie Topolansky, anëtare e Kongresit në atë kohë.

Sigurimi i vetëm në rrugën për në shtëpinë e tyre, ishin dy roje të parkuara në një rrugë kalimtare dhe qeni me tri këmbë, Manuela.

Mujica është ish-anëtar i grupit gueril Tupamaros, që u bë i njohur për plaçkitje dhe rrëmbime në vitet ’70 të shekullit të kaluar, por edhe për ndarje të ushqimit dhe të parave me të varfrit. Ai i kaloi 14 vjet në burg, ndërsa policia e qëlloi gjashtë herë .

Në krye të Uruguait erdhi në vitin 2010, ndërsa shpejtë ka fituar lëvdata nga e gjithë bota për një mënyrë modeste të jetesës dhe dënimin e konsumit të tepërt. Komplimentet i ka marrë edhe për politikat e martesave mes homoseksualëve, abortin dhe legalizimin e kanabisit, duke e bërë shtetin e tij më liberalin në Amerikën Latine .

Ai është krenar për vendin e tij. Uruguai është një nga vendet më të sigurta në rajon dhe regjistron përqindjen më të ulët të korrupsionit.

Vendi i tij është përshkruar si një “ishull i refugjatëve në botën e njerëzve të çmendur”. Qeveria kujdeset për qytetarët e saj dhe përcakton çmimet e furnizimeve themelore, të tilla si qumështi, por gjithashtu siguron një kompjuter dhe arsim falas për çdo fëmijë.

Energjia dhe industria e telekomunikacionit është e shtetëzuar, ndërsa Uruguai nën udhëheqjen e Mujicas arriti në krye të botës kur është fjala për kufizimin e përdorimit të duhanit. Ai ka legalizuar marihuanën dhe kështu shteti tash ka rolin kryesor në prodhimin e tij, të shpërndarjes dhe shitjes.

“Vendi im nuk është shumë i hapur. Këto masa janë logjike. Kur bëhet fjalë për marihuanë , nuk është fjala për liberalizëm. Ne duam të heqim përdoruesit nga dilerët, por gjithashtu të kufizojmë përdorimin e tyre nëse kalon sasinë e arsyeshme të shpenzimit. Si alkooli. Nëse çdo ditë e pi një shishe uiski, atëherë ju duhet të trajtoheni si një person i sëmurë “, tha Mujica në intervistën e asaj kohe.

Ai besonte se fuqia e kapitalit global kufizon mundësitë e Uruguait për të përmirësuar shoqërinë .