Ky është vendi me ngjyra ylberi

0
594

Një pamje mahnitëse që të lë pa fjalë. Ylberi në këtë rast nuk është i pa arritshëm, madje ngjyrat e tij mund t’i ndjejmë dhe ti prekim.

Është fjala për malet me ngjyrë ylberi në Peru, një nga karakteristikat më të mrekullueshme gjeologjike në botë.

Mali Ausangate i Andeve Peruane me shirita me ngjyra që variojnë nga bronzi në vjollcë deri në të kuqe dhe ari, është një atraksion turistik për të gjithë ata që e duan natyrën dhe bukuritë e saj.

Sidoqoftë, “mal i pikturuar” është jashtëzakonisht i vështirë për t’u gjetur dhe për të arritur tek ai.

Mali Ausangate konsiderohet gjithashtu i shenjtë dhe besohet të jetë hyjnia e Cusco-s nga peruvianët vendas.

Është një vend i adhurimit të përditshëm nga qytetarët vendas.

Çdo vit mijëra pelegrinë vizitojnë Malin Ausangate për festivalin “Star Snoë”, i cili zhvillohet një javë përpara festës së Corpus Christit.

Mali shtrihet në një lartësi prej 6,384 metrave dhe ndodhet rreth 100 km në juglindje të qytetit të madh Cusco.

Zona lokale është e pasur me gjeologji, nga shkëmbinjtë e granitit deri në akullnajat të cilat kanë zhdukur lugina të mëdha gëlqerore.

Andet janë një zinxhir malor jashtëzakonisht kompleks që shtrihen përgjatë skajit perëndimor të kontinentit të Amerikës së Jugut.

Ky mal është rezultat i nënshtrimit të pllakës Nazca nën atë të Amerikës së jugut.

Kjo prodhoi një fenomen të rëndësishëm, pra futjen e mineralogjisë së rrallë dhe të larmishme në malet e Andeve.

Arsyeja tjerët që ne shohim ngjyrën e ylberit në shtresat stratigrafike të malit Ausangate është edhe për shkak të motit.

Ngjyra e kuqe e shtresave sedimentare shpesh tregon ndryshk oksidi nga hekuri si një mineral I cili lë gjurmë.

Ngjashëm me atë se si një gozhdë do të ndryshket dhe do të kthehet në të kuqe kur të oksidohet,  pra sedimentet që janë të pasura me hekur ndryshojnë në momentin kur ekspozohen ndaj oksigjenit dhe ujit.

Pra ngjyrosja e larmishme është  për shkak të kushteve të ndryshme mjedisore në kombinim me mineralogjinë.

Miliona vjet histori janë të fshehura në shtresat e këtij mali të bukur.

Kuptimi i kushteve mjedisore dhe gjeologjike që formuan njësitë e shkëmbinjve që shohim sot, është një nga shtyllat kryesore të ndërtimit të gjeologjisë, duke na lejuar kështu  të kuptojmë më mirë botën si një pasqyrim i së kaluarës. /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu