Ky është vendi ku mirësjellja të shpërblehet

0
186

Është vendi i dytë më i madh në botë, pas Rusisë. E populli aty njihen ndër popujt më të edukuarit në botë.

Kjo është Kanadaja, ku gjysma e banorëve e kanë të përfunduar universitetin.

Të kesh mirësjellje në Kanada të shpërblehet. Departamentet e Policisë në Kanada japin “tiketa pozitive” kur i shohin njerëzit duke bërë diçka pozitive.

Temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë në Kanada është -63 gradë celsius në vitin 1947.

A e keni ditur ndonjëherë se banorët e Churchill në Kanadë, i lënë dyert e veturave të tyre hapur, në mënyrë që t’u japur mundësinë këmbësorëve që të ikin nëse hasin në ndonjë ari polar.

Tabelat e regjistrimit në veri-perëndimin e Kanadasë, e kanë formën e arushave polare.

Kanada ka më shumë liqene sesa krejt liqenet e botës të bëra bashkë.

Shteti ka vijën më të gjatë bregdetare në botë.

Në Newsfoundland të Kanadasë, oqeani atlantik ndonjëherë ngrihet dhe njerëzit e shfrytëzojnë atë hapësirë për të luajtur hokej.

A e keni ditur se popullit atje konsumon më shumë makarone dhe djathë se çdo vend tjetër në botë?.

E gjatë 1,896 km, Yonge Street në Kanada është rruga më e gjatë në botë.

Por, Kanada ka më pak njerëz sesa zona metropolitane e Tokyos.

Kanada është një prej ekonomive më të zhvilluara, një prej vendeve më të pastërta dhe një prej shteteve me standardin më të lartë jetësor në botë.

Po ashtu, është ndër vendet më të preferuara për turistët. A e keni ditur se Kandaja është kampion në prodhimin e shurupit të panjës?

Kanadaja prodhon aq shume shurup panje sa që, sasia vjetore e tij do te mjaftonte te mbusheshin 14 pishina olimpike.

9,486 milionë gallone te këtij shurupi janë prodhuar vetëm ne vitin 2014.

Ne Gjirin Hudson ne Kanada, graviteti është me ulet se ne pjesët tjera te globit. Kështu, nëse një person 68 kilogramesh matet ne ketë gji do te peshoje disa grame me pak se ne pjesët tjera te botes.

Kanadaja ka 348 milionë hektarë pyje

Pyjet e Kanadasë do te mund te mbulonin Japonine, Italine, Kamboxhian, Nikaraguan, Francen, Gjermanine, Ganen, Kamerunin, Suedine, Korene e Jugut, Uruguain dhe Mbreterine e Bashkuar.

Atje kanë ndodhur qindra aksidente me drerët.

Reth 500-600 aksidente te goditjes se drerëve me mjete motorike raportohen çdo vit ne ishullin Newfoundland te Kanadasë, ku ka dhe me se shumti drere ne bote.

Pesë deri ne dhjete aksidente i takojnë grupit te aksidenteve serioze, ndërkaq shënohet dhe 1 vdekje ne vit.

Rezervat e naftës se papërpunuar ne Kanada zëne sipërfaqe qe mund te krahasohet me 26,100 ndërtesa “Empire State Buildings”, ne New York. Kanadaja ka 172 miliardë barele te naftës se pa-papërpunuar – qe është sasia e trete me e madhe ne bote.

15 % e kanadezeve vizitojnë zinxhirin e kafeve “Tim Hortons” çdo dite.

Tim Hortons shet rreth 2 miliardë filxhanë te kafesë ne vit, respektivisht 8 nga 10 te shitura ne total

75% e kanadezeve jetojnë ne zonën 100 mile larg kufirit me SHBA

Kanadaja është një prej vendeve me se paku te populluara ne bote. Pjesa veriore e saj është pothuajse e pabanuar për shkak te temperaturave te ulëta.

Edhe pse Kanadaja ka sipërfaqe me te madhe se SHBA-te – ajo numëron 36 milionë banore, ndërkaq vetëm ne Kaliforni jetojnë 39.14 milionë banore.

Kanadaja ka qytetin e katërt me te madh ne bote ku flitet gjuha frenge

Tre qytetet me te mëdha ne bote ku flitet gjuha frenge janë: Parisi (France), Kinshasa (Republika Demokratike e Kongos) dhe Abixhani (Bregu i Fildishte).

Menjëherë pas tyre vjen Montreali, ne Kanada, me 4 milionë banorë.

Kanadaja ka nje park nacional qe është me i madh se Zvicra./OxygenPress.info

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu