“Ky është trupi juaj, qofsh e shkurtë apo e gjatë, me linja apo strija, kjo je ti, dhe ti JE e bukur”

0
251

Ky ka qenë turpi im. Tmerri im.
Por sot, nuk kam hamendje.
As shqetësim.
Nuk kam “O Zot, çfarë do të thonë?”
Veç paqe.
Sepse e kuptoj tani. E kuptoj se ky është thjesht trupi njerëzor.
Ky është një trup që ka bartur 3 fëmijë të mrekullueshëm.
Ky është një trup që ka kaluar në pesha me dallime të mëdha.
Ky është një trup që ndihej i pavlerë, e tani ndihet i fuqishëm.
Ky është një trup që duhet të ushqehet me dashuri, vëmendje, mirësi dhe ushqim të shëndetshëm.
Ky është një trup që kam mësuar ta dua përmes PRAKTIKËS dhe PËRPJEKJES dhe USHTRIMIT për vetë-dashuri.
Ky është një trup që do ta përdor për t’u treguar të tjerëve që nuk janë vetë në trupat e tyre.
Të dashura, kjo është jeta juaj. Ky është trupi juaj. Qofsh e shkurtë apo e gjatë, me linja apo strija, kjo je ti. Dhe ti JE e bukur.
Mund të kesh nevojë për kohë për t’i kuptuar këto gjëra. Nuk është diçka që papritur si me magji mund ta pranosh, por përpjekja në urrejtje është më topitëse sesa përpjekja në dashuri. Kështu që, praktikoni. Praktikoni.
Sepse mua më janë dashur vite me fjalë, fotografi perfeksioni dhe krahasime pafund për ta krijuar zërin brenda kokës sime, atë zërin që thotë se nuk je mjaftueshëm e mirë. Dhe tani është koha për të çmësuar, për t’u riorientuar.

Tani është koha për ta mbushur atë me fjalë të reja, fotografi të reja dhe lidhje të çmuara.
Tani është koha për të jetuar. Për të jetuar me të vërtetë.
Me paqe dhe të kuptuar.
Dhe një dashuri që jo vetëm që do të të përmbush ty, por edhe do të derdhet mbi të tjerët.

✍️ Motherly
📷 @thebirdspapaya në IG
🖊 Gratë