Ky është trajneri i ri i Kolumbisë!

0
257

Kombëtarja nga Amerika e Jugut ka zgjedhur trajnerin e ri.

Carlos Queiroz do të drejtojë Kolumbinë deri në përfundim të Botërorit, Katar 2022.

Ish-trajneri i “Real Madridit” dhe Portugalisë pas eliminimit të Iranit nga Kupa e Azisë u largua nga kombëtarja aziatike të cilën e drejtoi më së miri për plot tetë vite.

Queiroz që ka qenë edhe ndihmës i Sir Alex Ferguson te “Manchester United” tashmë do të ketë misionin të bëjë mirë në Kupën e Amerikës me “Los Cafeteros” dhe ta kualifikojë Kolumbinë në Katar 2022, me synimin për të shkuar sa më larg edhe në këtë kompeticion madhor./ATSH/OxygenPress.info