Ky është shqiptari që fitoi medaljen e artë dhe të argjendtë olimpike para 35 viteve!

0
137

I artë dhe i argjendtë! Emri i tij edhe sot përmendet me mburrje nga brezi i vjetër. Është Shaban Tërstena, ish mundësi më i mirë shqiptar në kategorinë 52 kg.

Në vitin 1984, Tërstena shkëlqeu si ari! Ai fitoi medaljen e artë olimpike në Los Anxhelos, por në petkun e ish shtetit që nuk ekziston më, Jugosllavia. Katër vite më vonë (1988) fitoi medaljen e argjendtë olimpike në Seul, edhe një sukses i jashtëzakonshëm.  Tërstena i jashtëzakonshëm, që sot jeton në Shkup!

Në foto më të re që ka postuar, tregon se sa i hareshëm është emri i madh i sportit shqiptar.

“Falë Zotit edhe kjo terapi e fundit përfundoi me sukses duke iu falënderuar duarve të shkathëta të mjekeve të shkëlqyeshme”, shkruan Tërstena.