Ky është shpjegimi për “puçrrat” që shfaqen në lëkurë kur keni emocione

0
700

Të gjithë ne, themi në jo pak raste se na u bë lëkura me kokrra kur dëgjojmë ndonjë lajm të trishtë apo dëgjojmë një këngë të mrekullueshme.

Matthew Sachs një ish-student në Harvard, ka studiuar vitin e kaluar individë që pësojnë “puçrra” kur dëgjojnë muzikë, për të kuptuar se si ndodh kjo.

Hulumtimi shqyrtoi 20 studentë, 10 prej të cilëve pranuan të përjetonin ndjenjat e lartpërmendura në lidhje me muzikën.

Ai zbuloi se ata që kishin arritur të bënin lidhjen emocionale dhe fizike me muzikën në të vërtetë kanë struktura të ndryshme të trurit ndryshe nga ata që nuk krijojnë lidhje të tilla.

Hulumtimi tregoi se ata kishin tendencë të kishin një vëllim më të dendur të fibrave që lidhin korteksin e tyre dhe zonat që përpunojnë emocione, që do të thotë që të dy mund të komunikojnë më mirë.

Plus, këto ndjesi gjithashtu mund të lidhen me kujtimet e lidhura me një këngë të caktuar, të cilat nuk mund të kontrollohen në një mjedis laboratorik, përcjell ora.

Depresioni shkakton paaftësi për të provuar kënaqësinë e gjërave të përditshme.

Ju mund të përdorni muzikë me një terapist për të eksploruar ndjenjat.