Ky është plaku që goditi serbët në protestën e vitit 1998

0
401

Në vitin 1998, Hasan Hoxha kishte goditur me shtagë një polic serb.

Plaku nga Malisheva, në protestën e cila ishte organizuar pas masakrës së Likoshanit, ishte kapur pothuajse “fyt më fyt” me një polic serb.

Derisa ai goditej me shqelm nga polici, Hoxha nga fshati Bellanicë i Malishevës e godiste me shtagën e tij. Pas këtij akti, ish president Ibrahim Rugova e kishte pritur dhe i kishte dhënë një nga gurët e tij.

Hasan Hoxha megjithatë e kishte pritur lirinë e Kosovës dhe kishte ndërruar jetë më 25 gusht të vitit 2006. Hasani ndryshe ka qenë i njohur për aktivitete atdhetare gjatë jetës së tij.

Ai kishte marrë pjesë edhe në pajtimin e gjaqeve në komunën e tij.