Ky është personi i dyshuar për sulmin kibernetik ndaj RTK’së

0
93

Pas sulmit kibernetikë ndaj Radio Televizionit të Kosovës (RTK), FindBUG, kompani e specializuar për siguri të informacionit, në statusin e tyre në Facebook deklarojnë se sulmi është kryer nga një grup i rajonit, mëson OxygenPress.

Me kërkime publike është arritur të identifikohet emri i grupit dhe individi që menaxhon këtë grup. Bëhet fjalë për grupin ‘Anonymous Macedonia’ me prejardhje nga shteti i Maqedonisë kryesisht nga qyteti i Shkupit.

Anonymous Macedonia ka publikuar të dhënat mbi databazën e RTK’së dhe ka paralajmruar se do të ketë sulme të tjera kibernetike. Pas sulmit kibernetik ndaj RTK’së ky grup ka lancuar edhe një sulm tjetër të llojit DDoS ku ka mbajtur RTK-në jashtë funksionit për disa orë, ka mësuar OxygenPress.

Lloji i sulmit që është përdorur njihet si SQL Injection e cila targeton dobësit në bazën e shënimeve. Anonymous Macedonia ka marrur përsipër sulmin ndaj RTK’së. Kosova kohëve të fundit po ballafaqohet me sulme masive kibernetike që dyshohet se vijnë nga vendet e rajonit

Personi i dyshuar njihet me inicialet S.G. Person ky që menaxhon një numër të madh te forumeve me aktivitete ilegale si keqperdorimin e kredit kartelave dhe hacking, mëson OxygenPress.

Në funpage të grupit  potencohet që sulmi nuk ka qenë  për motive nacionale por vetëm sulm kibernetik për shkak të sigurisë së ulët. Sulmi është publikuar në portale blic.rs dhe telegraf.rs.

The DAY ëhen hacking is legal ka qenë një aktivitet ku ndër vite ka pasur për qëllim identifikimin e të rinjëve dhe të rejave me potencial në siguri të informacionit në stimulimin e hakimit etik dhe me anë të kësaj puntorie janë raportuar 225 zbrastira të sigurise në 9 portale shtetërore dhe 14 portale të sektorit privat nga 96 hakerë etik./OxygenPress.info

The DAY when hacking is legal IV

Plisa Hackers,Finally good news for you guys who have been present and won bounty on The DAY when hacking is legal IV. Thank You for making our event attractive and helped Republic of Kosovo institutions and private sector platform more secure than ever.At the same time we want to appologies for inconveniences of taking on-time your money. Yesterday after 7 months our sponsor finally trasfered the Bountry Price pool to our account. And the money would be transfered to you by today.Wish you luck and see you again.FindBUG team.

Posted by FindBug on Friday, July 27, 2018

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu