Ky është një prej atraksioneve turistike më interesante në Ballkanin Perëndimor

0
133

Via Dinarica është një shteg 1930 km që lidh nga veriu në jug, vendet e Ballkanit Perëndimor. Arteria kryesore e rrjetit, e njohur ndryshe edhe si Shtegu i Bardhë, kalon përmes Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malit të Zi, Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë dhe lidh majat përgjatë Alpeve Dinarike dhe maleve të Sharrit.

Në vitin 2008, një grup i apasionuar filluan udhëtimin për të kthyer ëndrrën në realitet. Ata donin të zhvillonin një shteg rreth 1930 km që do të dilte në rrugën e tyre përmes maleve të Dinarikut dhe Maleve të Sharrit në Ballkanin Perëndimor.

Misioni për të sjellë udhëtarët e aventurës në Ballkan filloi në vitin 2010 kur dhe nisi projekti i parë Via Dinarica, shkruan Atsh.

Tashmë është ndërmarrë edhe bashkëpunimi ndërkufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës, i cili fokusohet në zgjatimin e shtegut të njohur si “Via Dinarica”.

Qëllimi i së cilës është jo vetëm zhvillimi i turizmit kulturor, por njëkohësisht edhe zhvillimi i zonave rurale përgjatë shtegut./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu