Ky është droni që mposht sistemet e mbrojtjes ajrore

0
40

Rusia ka zbuluar një dron të ri vdekjeprurëse pasi ai ‘përfundoi me sukses’ testimet.

Arma e fundit e saktë nga gjiganti i armëve Kalashnikov ‘shpërndan eksplozivë për çdo terren, duke anashkaluar sistemet e mbrojtjes ajrore’, pohojnë zyrtarët.

Droni me një kohë maksimale fluturimi prej vetëm 30 minutash, u paraqit për herë të parë në ekspozitën ndërkombëtare të armëve IBEX në Dubai.

Një video tregon se makina ushtarake e fluturimit pa pilot shpërthen ndërsa arrin objektivin e saj.

Droni ka shpejtësi fluturimi deri në 130 km në orë dhe mund të mbajë një ngarkesë eksplozivi deri në 3 kilogramë, thonë prodhuesit e saj, përcjell Alsat.

Ai është një armë jashtëzakonisht e saktë dhe shumë e efektshme, tepër e vështirë për t’u luftuar nga sistemet tradicionale të mbrojtjes ajrore.

Droni u zhvillua nga ZALA Aero, një kompani bijë e Kalashnikov Concern, kompanisë kryesore të armëve ruse.