Ky është 16 vjeçari i cili ka përfunduar Harvardin

0
40
Braxton Moral, 16, sits in the computer room of Ulysses High School in Ulysses, Kan., on Wednesday, Dec. 12, 2018. The senior uses the computer room to work on his Harvard studies for approximately three hours each school day. He is projected to graduate from Harvard and then graduate from Ulysses later in May 2019. (Sandra J. Milburn/The Hutchinson News via AP)

Braxton Moral është 16 vjeç. Ai ka vendosur të përfundojë studimet, si në shkollën e mesme ashtu dhe në Universitetin e Harvardit, në pranverë. Moral do të marrë  diplomën e shkollës së mesme, edhe atë bachelor nga universiteti ”Ivy League”, në muajin maj.

Pavarësisht se është studenti i parë dhe i vetëm që njëkohësisht ndjek një diplomë të shkollës së mesme dhe një diplomë bachelor nga Universiteti i Harvardit, Moral nuk e konsideron veten të ndryshëm nga nxënësit e tjerë të shkollave të mesme.

“Unë nuk jam ndryshe, unë thjesht bëj një gjë të vogël në anën tjetër”, thotë Moral.

Morali shpreson të studiojë në Fakultetin Juridik të Harvardit pas diplomimit. Ai ka në plan të bëhet politikan, pas përfundimit të studimeve në këtë fakultet.