Kuvendi votoi Rezolutën për personat me nevoja të veçanta

0
42

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar rezolutën e deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi për të drejtat e personave me nevoja të veçanta.

Krahas kësaj gjatë seancës së sotme u bë e ditur edhe se Grupit parlamentar të Nismës i janë bashkuar edhe katër deputetë.

Ndryshe, në këtë seancë u votua edhe Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike.