Kuvendi sot voton formimin e ushtrisë së Kosovës

0
23

Gjatë ditës së sotme Kuvendi i Kosovës  do të mbajë seancë plenare,  ku do të votohen tre projektligjet që FSK-në e shndërrojnë në ushtri.

Kjo ditë është cilësuar si historike si nga liderët e vendit, po ashtu edhe nga aleatët ndërkombëtar.

Në këtë seancë plenare do të jenë tri pika të rendit të ditës:

Rendi i ditës:

  1. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,
  2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
  3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.