Kush janë dhe me çfarë merren njerëzit që kanë IQ më të lartë se Ajnshtajni

0
192

Që të konsiderohesh zyrtarisht gjeni, të duhet një IQ të paktën 140, por ja që këtë shans s’e kemi të gjithë. Testet e inteligjencës kanë provuar se IQ e Albert Ajnshtajn ishte 160, por nëpër botë ka njerëz të tjerë të e kanë më të lartë dhe kanë zgjedhur të bëjnë një jetë të thjeshtë, pavarësisht gjenialitetit të tyre.

Kush janë dhe me çfarë merren njerëzit që kanë

1. Jacob Barnett — IQ 170

Ky djalë është rreth 21-vjeç dhe deri tani ka publikuar kërkimet e tij në fizikë që para të 20-ve. Sot është student i doktoraturës në qendrën e famshme kërkimore të Perimeter Institute for Theoretical Physics.

Kush janë dhe me çfarë merren njerëzit që kanë

2. Judit Polgár — IQ 170

44-vjeçarja nga Hungaria njihet si lojtarja më e mirë e shahut e të gjitha kohërave. Deri tani ajo ka fituar 11 kampionate botërore në shah dhe është e vemja grua që e ka bërë këtë. Nga bota e shahut 44-vjeçarja u tërhoq në 2014-ën.

Kush janë dhe me çfarë merren njerëzit që kanë

3. Rick Rosner — IQ 192

Personalitet televiziv. Rick është 60 vjeç dhe në 30 testet e inteligjencës ai kishte IQ më të lartë në 20 prej tyre. Eshtë i njohur për punën në televizion, por kohën e lirë ia dedikon fizikës dhe matematikës.

Kush janë dhe me çfarë merren njerëzit që kanë

4. Evangelos Katsioulis — IQ 198

45-vjeçari grek me IQ 198 punon si psikiatër pasi u diplomua në filozofi. Ai gjithashtu është themeluesi i grupit AAAA.GR, organizatë e cila mbështet fëmijët me dhunti të veçanta në Greqi.

Kush janë dhe me çfarë merren njerëzit që kanë

5. Chris Langan — IQ 195-210

68-vjeçari bën pjesë në grupin e njerëzve më të zgjuar në botë, por puna që ka zgjedhur të bëjë është të kujdeset për kuajt. Eshtë publikues i disa librave, por në të njëjtën kohë gjatë jetës së tij ka bërë punë nga më të ndryshmet, përfshi këtu edhe si punonjës në klube nate.

Kush janë dhe me çfarë merren njerëzit që kanë

6.  Edith Stern — IQ 200-205

68-vjeçarja që kur ishte 5-vjeç iu nënshtrua testit të inteligjencës dhe rezultoi se IQ e saj ishte 205. Në moshën 12-vjeçare ajo ishte më e vogla e diplomuar në universitetin e Florida-s. Më vonë, jepte mësim në lëndën e Matematikës në Michigan State University dhe para se të mbushte 20-vjeç punonte për IBM. Sot, zotëron mbi 100 patenta në Amerikë për shpikjet e saj në lidhje me teknologjinë raporton Bright Side.