Kush janë Batalioni Atlantiku?

0
175

Në fillim të prillit, para dy dekadash një numër i madh i të rinjve shqiptaro-amerikanë, lanë gjithë çka kishin, duke filluar nga familja, shtëpitë dhe punën në SHBA, për t’iu bashkuar luftës çlirimtare të popullit të Kosovës.

Ata në atë kohë kanë vepruar në kuadër të Batalionit “Atlantiku, që u bë pjesë e rëndësishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Megjithatë, ishte pikërisht hoteli “Royal Regency”, në Yonkers të New Yorkut, ku këta djem filluan rrugëtimin për lirinë e Kosovës, me uniformat e UÇK-së.

Këta të rinj, në kuadër të Batalionit “Atlantiku”, apo siç i kanë quajtur edhe shqiptaro-amerikanët e UÇK-së, mund të kishin jetuar fare mirë jetën me mundësitë e mëdha që u ofronte Amerika, por iu përgjigjën thirrjes së atdheut dhe u treguan të gatshëm për të sakrifikuar gjithçka.

Përpos të rinjve që ju bashkuan luftës çlirimtare të Kosovës, ishte edhe femra e vetme në Batalionin “Atlantiku”, Linda Muriqi, e cila thotë se të pjesëmarrja në batalionin “Atlantiku”, gjithmonë do të jetë njëra ndër gjërat më të mira që i ka ndodhur asaj në jetë.

Por, tre prej pjesëtarëve të “Atlantikut’, të tre nga një familje, pra vëllezërit Ylli, Mehmet dhe Agron Bytyqi nuk u kthyen më kurrë. Këta dëshmorë të kombit janë heronj që nuk do të vdesin kurrë dhe që do të jetojnë përherë në zemrat dhe mendjet e shqiptarëve kudo në botë.

Duke lënë gjithë çka kishin, këta të rinj që luftuan për lirinë e Kosovës, sot janë krenaria e komunitetit shqiptaro-amerikan, por edhe e mbarë kombit shqiptar.

Në vitin 2000, është krijuar Shoqata “Atlantiku” si vazhdimësi e Batalionit “Atlantiku”, me të vetmin  qëllim për të vazhduar kontributin në çështjen kombëtare. 

Shoqata “Atlantiku” është pjesë e Bashkimit të Organizatave me në krye të Këshilltarit shqiptar të New Yorkut, Mark Gjonaj, i cili ka mobilizuar të gjitha forcat në një vizion për komunitetin shqiptarë./oxygenpress.info