Kush ishte Kofi Annan?

0
121

Në moshën 80-vjeçare, në vitin 2018, ka ndërruar jetë, ish-kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuara , Kofi Anan.

I vlerësuar si një mik i Kosovës dhe që ka dhënë kontributin e tij gjatë kohës së luftës në Kosovë.  Përcolli si sekretar i përgjithshëm i OKB-së, luftën në Kosovë dhe atë në Irak.

Kofi Annan, ishte fituesit të Çmimit Nobel për Paqe për punën e tij humanitare, si dhe të dërguarit të posaçëm të OKB për Siri, ku i priu përpjekjeve për një zgjidhje paqësore të konfliktit.

Angazhimin e tij për Kosovën e kishte nisur qysh në vitin 1999. Ai me 20 maj vizitoi kampet e refugjatëve kosovarë në Kukës.

“Kam dëgjuar histori prekëse nga kosovarët që janë dëbuar nga shtëpitë e tyre dhe janë në ankth”, kishte thënë ai.

Vizitë kosovarëve i kishte bërë edhe pasi ishte shpallur Pavarësia e Kosovës.

Ish-sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan kishte vizituar Kosovën në muajin korrik të vitit 2015, ku kishte një takim me përfaqësuesit politik shqiptar dhe serb të Kosovës, si dhe me drejtuesit e KFOR-it.

Ai fillimisht ishte pritur në Aeroportin e Prishtinës, nga kryeadministratori i parë i UNMIK-ut në Kosovë, Bernard Kushner, për të vazhduar në Prishtinë ku është pritur nga mijëra qytetarë.

Në Kuvendin e Kosovës ka zhvilluar një takim të përbashkët me Ibrahim Rugoven, Hashim Thaçin, përfaqësues serb dhe kishës katolike serbe, si dhe përfaqësues të KFOR-it dhe UNMIK-ut.

Annan ishte në krye të Kombeve të Bashkuara në periudhën e luftës 1998-1999, kur komuniteti ndërkombëtar ndërhyri për t’i dhënë fund terrorit të Serbisë së Millosheviqit në Kosovë.

Kofi Annan është lindur në Ganë në vitin 1938.

Ka shkruar edhe libra, ku nuk ka munduar edhe rrëfimi për luftën në Kosovë.

Në librin autobiografik “Një jetë në luftë dhe paqe,” të ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, një vend ka zënë edhe lufta në Kosovë. Duke rikujtuar sulmin e Serbisë mbi Kosovën, Annan thotë se “fushata (serbe) para se gjithash kishte një qëllim: të largojë dhe të vrasë sa më shumë shqiptarë të Kosovës”.

Ish-Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan, u nda nga është ndarë nga jeta sot dhe la pas vetes 3 fëmijë dhe gruan.