Kush ishte Anne Frank?

0
2453

Në Luftën e Dytë Botërore, mbi një milion fëmijë vdiçën nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Kjo për shkak se ata nuk u përshtaten me imazhin e Hitlerit për Gjermaninë “perfekte”.

Shumë fëmijë dhe prindërit e tyre që jetonin në vende të cilat ishin pushtuar nga gjermanët, u burgosën dhe u vranë për shkak se ata ishin hebrenj.

Këtë fat e pati edhe familja e Anne Frank, një vajzë e cila kishte një fëmijëri shumë të vështirë, ani pse vetëm si fëmijë, shkrimet e saj lanë gjurmë të pa shlyeshme.

Anne Frank ishte një vajzë e zakonshme hebraike gjermane, e cila fillimisht nuk dallonte nga jeta e moshatareve të saj.

Frank dhe hebrenj të tjerë u detyruan të mendonin se ishin më të ulët dhe të papërshtatshëm për të gjithë të tjerët vetëm për shkak se kishin një besim të ndryshëm fetar.

Anne dhe familja e saj u fshehën në Amsterdam më 6 korrik të vitit 1942, një ditë pasi motra e madhe e Anne, Margot, mori një telefonatë për një punë në kampin gjerman.

Prindërit Anne, Otto dhe Edith, kishin planifikuar tashmë të fshiheshin me bijat e tyre, dhe kishin organizuar një vend fshehjeje.

Ata u fshehën më herët se sa kishin planifikuar pas thirrjes së Margot, duke kërkuar strehim në shtëpinë pas zyrës së Ottos në Prinsengracht.

Katër hebrenj të tjerë jetonin në aneksin e fshehtë së bashku me familjen Frank.

Me rastin e ditlindjes së 13-të Frank pranoi si dhuratë një ditar nga prindërit e saj, një ditar i cili më pas do pasqyronte të vërtetën e tmerrit dhe vuajtjeve në të cilat kalonin hebrenjtë.

Ditari i Anne përshkruan me hollësi tensionin midis tetë individëve, të cilët duhej të qëndronin në ambiente të mbyllura gjatë gjithë kohës, në mënyrë që të mos ngjallnin dyshimin e personelit që punonte në depo në katin e poshtëm.

Hyrja në aneks u fsheh prapa një rafti të lëvizshëm.

Shkrimet  e para të Anne përshkruajnë se si familja e saj ishte e ndarë dhe e diskriminuar.

Anne i drejtoi shumë nga shkrimet e saj një mikeshe imagjinare, të cilën ajo e quajti  “Kitty”.

Anne shpresonte se ditari i saj do të publikohej si një roman pas luftës, ajo e përdori ditarin për të shprehur frikën e saj, kufizimet dhe përpjekjet me të cilat po përballej.

Më 16 mars të vitit 1944, ajo shkroi: “Pjesa më e bukur është të jem në gjendje të shkruaj të gjitha mendimet dhe ndjenjat e mia, përndryshe do të isha absolutisht e mbytur.”.

Përveç ditarit të saj, Anne shkroi tregime të shkurtra duke përmbledhur fjali të saja të preferuara nga shkrimtarë të tjerë në një fletore.

Deri në vitin 1944, Anne ishte e bindur se donte të ndiqte pasionin e saj për shkrim, ajo ëndërronte të bëhej gazetare dhe pastaj një shkrimtare e famshme.

Më 28 mars, Gerrit Bolkestein, ministër i arsimit të qeverisë holandeze në mërgim, bëri një transmetim direkt në Radio Orange, duke u bërë thirrje njerëzve të shpëtojnë ditarët e tyre.

Rrjedhimisht, Anne filloi të ripërpunonte ditarin e saj dhe e quajti atë “Shtojca Sekrete”.

Më 4 gusht  të vitit 1944, të gjithë në aneks u arrestuan. Dikush i kishte telefonuar Policisë Gjermane të Sigurisë për të njoftuar ata se hebrenjtë ishin duke u fshehur në Prinsengracht.

Identiteti i telefonuesit kurrë nuk është zbuluar. Sekretari i Ottos, Miep Gies, i cili i kishte ndihmuar familjes Frank të fshiheshin ndërkaq  i vizitonte shpesh, morri ditarin e Anës, duke shpresuar që një ditë ta kthejë atë tek ajo.

Të gjithë në aneks u deportuan së pari në kampin e tranzitit të Ëesterborkut, dhe pastaj në Auschëitz.

Pas mbërritjes në Aushvic, burrat dhe gratë ishin të ndara. Edith, Margot dhe Anne qëndruan së bashku në një barakë, duke transportuar gurë të rëndë dhe mjete të rënda gjatë ditës.

Në fund të tetorit ose fillimit të nëntorit 1944, Ana dhe motra e saj Margot u transportuan në Bergen-Belsen, një kamp tjetër përqendrimi në Gjermani ku u burgosën pothuajse 4.000 hebrenj, kryesisht holandezë.

Atje, duke u përballur me kushte të vështira dhe duke mos pasur ushqim, vajzat u sëmurën rëndë me tifo.

Të dyja vdiqën në mars të vitit 1945, vetëm pak javë para se kampi të çlirohej.

Babai i Anne, Otto Frank, ishte i vetmi person i cili mbijetoi nga aneksi sekret.

Ai u kthye në Amsterdam pas çlirimit të Auschëitzit, duke mësuar për vdekjen e gruas së tij. Në korrik të vitit 1945, ai u takua me një nga motrat Brilleslijper, që kishin qenë në Bergen-Belsen me Anne dhe Margot, prej saj ai mësoi se edhe vajzat e tij kishin vdekur.

Miep Gies i dorëzoi ditarin e Anne tek Otto Frank në korrik të vitit 1945.

Kur Otto e lexoi ditarin tha: “Fillova të lexoja ngadalë, vetëm disa faqe çdo ditë, më shumë do të kishte qenë e pamundur, pasi unë isha i zhytur plotësisht në kujtime të dhimbshme. Për mua, ishte një zbulim. Atje, u zbulua një Anne krejtësisht e ndryshme për fëmijën që kisha humbur. Nuk kisha idenë për thellësitë e mendimeve dhe ndjenjave të saj”.

Edhe pse fillimisht ndihej i pasigurtë për botimin e ditarit të Anne, ai më në fund vendosi të plotësonte dëshirën e vajzës së tij.

Ditari i Anne Frank u botua në Holandë më 25 qershor 1947, që nga ajo kohë kujtimet e saj vazhdojnë të shfletohen nga gjenerata e gjenerata.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu