Kush është nëntetarja shqiptare që u vra në Letoni

0
34

Për shkak të shpërthimit të një mine ditën e sotme në Letoni, efektivja e Forcave të Armatosura të Shqipërisë Zarife Hasanaj ka humbur jetën, ndërsa komandanti i kontigjentit, Major Klodian Tanushi, dhe rreshter Julian Kapaj kanë mbetur të plagosur.

27-vjeçarja ka qenë prej disa vitesh pjesë e forcave të Armatosura, dhe duket se këtë gjë e kishte pjesë edhe të rrjeteve të saj sociale, ku postonte vazhdimisht video nga aktivitetet e ndryshme, te të cilat ishte pjesë.

Veç Hasanajt, dhe ngushëllimeve për famijen e saj, lutjet e të gjithë shqiptarëve shkojnë për dy personat që mbetën të plagosur, të cilët ndodhen nën kujdesin intesiv të mjekëve.

Loading…