Kush do të përfitojë kompensim për shërbimet shëndetësore nga komuna e Prishtinës?

0
132
Balkan Nightscape (Prishtina, Kosovo)

Kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, ka propozuar që secili qytetar nga komuna e Prishtinës që ka qenë i infektuar me COVID-19, t’i jepet nga 50 euro.

Kjo shumë është e paraparë të ndahet në emër të shpenzimeve shëndetësore, jashta shërbimeve të ofruara nga sistemi shëndetësor.

Në lidhje me temën Klan Kosova e ka kontaktuar asambleisten e Kuvendit Komunal Fiknete Bejta.

Bejta tha iniciativa ka marrë mbështetjen e të gjitha grupeve në Asamblenë Komunale dhe beson që do të kalojë.

“Të premten kryetari Shpend Ahmeti, ka mbajtur mbledhje me gjithë shefat e grupeve, ku është vendosur që inciativa të procedohet për votim në seancën e jashtëzakonshme të mërkurën. Kjo ka marrë mbështetjen nga të gjitha partitë edhe nga Grupi i Pavarur i Asambleistëve”.

“Iniciativa është e mirë dhe do të përkrahet edhe nga asambleistë e pavarur. Por, shuma prej 50 eurosh duket pak e vogël. Në seancë do të ketë tentim që gjatë diskutimeve të rritet kjo shumë”.

Asambleistja nga Grupi i Pavarur në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka sqaruar se kush do të jetë përfitues.

“Përfitues do të jenë ata që kanë qenë të infektuar me COVID-19 dhe që janë në listat e IKSHPK-së. Ata duhet të figurojnë edhe në listat e Gjendjes Civile në Prishtinë. Shabi Emergjent i ka përditësuar çdo here këto lista dhe i ka thuajse të gatshme”.

“Për pensionistët, pra personat mbi 65-vjeçare, është parapar të ndahen 100 euro, dhe për ata që janë nën 65-vjeç të ndahen 50 euro”./KlanKosova.