Kurz për kosovarët që po shërohen në Austri: Ne gjithmonë ofrojmë ndihmë kur është e nevojshme

0
620
VIENNA, AUSTRIA - JULY 05: Austrian Chancellor Sebastian Kurz, German Interior Minister Horst Seehofer (not pictured) and Austrian Vice-Chancellor Heinz-Christian Strache (not pictured) speak to the media after their meeting at the Federal Chancellery on July 5, 2018 in Vienna, Austria. Seehoher is in Vienna to discuss the implementation of his plans for new immigration measures on the German-Austrian border that will require the cooperation of Austrian authorities. (Photo by Michael Gruber/Getty Images)

Dy nga 44 kosovarët që u dogjën pas një shpërthimi të një bombole gazi në Ferizaj, janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në Austri.

Për këtë është deklaruar edhe kancelari austriak, Sebastian Kurz, i cili ka thënë se ndihma e bërë as që duhet të përmendet.

“As që duhet të thuhen fjalë që Austria ofron ndihmë gjithmonë kur është e nevojshme”, është shprehur Kurz, raporton Due Presse, transmeton Klan Kosova.

Ai ka përmendur shembuj se kur shteti që drejton ka vepruar në raste të ngjashme në shtetet ballkanike.

“Për shembull, pranverën e kaluar ne siguruam ndihmë mjekësore për pacientët me COVID-19 nga Ballkani Perëndimor dhe përgjatë gjithë vitit dhamë mbështetje edhe me pajisje mjekësore”.

Dy pacientët me djegie janë dërguar në Austri pasi që Ministria e Jashtme austriake është përgjigjur në kërkesën e Ministrisë së Jashtme të Kosovës për të ofruar ndihmë.