Kurti vizitoi stafin e Karantinës të krijuar në Qendrën e Studentëve

0
125

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrat në detyrë, atë të Shëndetësisë, z. Arben Vitia, të Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Hykemte Bajrami dhe të Infrastrukturës, z. Lumir Abdixhiku, vizituan stafin e Karantinës e krijuar në Qendrën e Studentëve, në Prishtinë.

Aty u pritën nga stafi dhe vullnetarët e shumtë. Momentalisht aty janë 500 të karantinuar. Të gjithë të karantinuarit vizitohen deri në 5 herë në ditë, ku dy herë në ditë kontrollohen nga profesionistët shëndetësor dhe 3 herë nga ekipi i logjistikës ku u bëhet edhe dërgimi i ushqimit nëpër dhomat e tyre.

Duhet të mbahen shënime për përvojat nëpër të cilat po kalon secili vullnetarë dhe pastaj ato të bëhen përvoja e ide institucionale. Si Qeveri po punojmë që këtë sfidë ta kalojmë sa më lehtë, dhe, mësimet e nxjerra duhet të na shërbejnë për sfidat e ardhshme që lutemi të mos i kemi kurrë.