Kurti: Specialja është e padrejtë, UÇK-ja nuk ka pasë strukturë paralele kriminale

0
92

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se në Kosovë çdo herë ka pasë gjykata speciale duke filluar nga UNMIK-u e duke vazhduar deri tek formimi Gjykatës Speciale të Hagës.

Ai në një konferencë për media sot ka thënë se Specialja është e njëanshme dhe e padrejtë në raport me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe me shqiptarët.

“Javën që lamë pasë në Hagë, në atë që po e quajmë Gjykatë Speciale, u paraqitën dhe thanë fjalët e tyre ish-pjesëtarët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi. Kemi folur gjerë e gjatë për këto shtatë vite për Gjykatën Speciale, kjo gjykatë është me Specialja jo në çmimin e lirisë por në çmimin e gabimeve politike që jemi duke paguar tani, UÇK-ja është lënë jashtë edhe në Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës dhe në Kushtetutë”.

“Specialja është e padrejtë e njëanshme në raport me UÇK-në si palë ndërluftuese dhe etninë tonë shqiptare si përkatësi. Në aktakuzën e përbashkët të Thaçit, Krasniqit, Veselit dhe Selimit, thuhet se brenda UÇK-së ka ekzistuar një grup kriminal, që Specialja e përcakton si ndërmarrje të përbashkët kriminale. Pra, thuhet se ka pasë një strukturë paralele thuajse kemi pasë UÇK-në dhe NPK (Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale)”.

“Prokuroria e është gabim, në UÇK nuk ka pasë strukturë paralele kriminale. UÇK-ja ka pasë shtabin e përgjithshëm, zyrën e përgjithshme e drejtuar nga Adem Demaçi, zonat operative, brigadat dhe shumë të tjera. Ky lajm më i ri në Kosovë nuk është fare i vërtetë”.

“Në aktakuza thuhet se UÇK-ja ka pasë për qëllim të fitojë dhe të ushtrojë kontroll gjithandej Kosovës. Madje kjo qysh nga marsi i vitit 1998, qëllimi i UÇK-së ishte çlirimi dhe jo ushtrimi i kontrollit”, ka thënë Kurti./KlanKosova